Huthit kërcënojnë Amerikën: Aksioni i SHBA-së krim lufte, jemi gati për përshkallëzim

Huthit kërcënojnë Amerikën: Aksioni i SHBA-së krim lufte, jemi gati për përshkallëzim

Sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj disa objektivave në Jemen, ku gjetën vdekjen 31 vetë, rebelet Huthi i jan përgjigjur me kërcënimin e një përshkallëzimi të përplasjeve.

Këto ishin sulmet më të rënda ajrore që kur Donald Trump nisi mandatin e tij si president i SHBA-së.
Sekretari amerikan i mbrojtjes Pete Hegseth, deklaroi se goditjet e SHBA-së do të vazhdojnë derisa milicët Huthi të ndërpresin aksionet ushtarake kundër qarkullimit ndërkombëtar të anijeve.
Në një intervistë për televizionin Fox News, Hegseth deklaroi, se, fushata është një reagim ndaj sulmeve të shumta të milicëve Hiti që nga nëntori 2023 ndaj anijeve. Ky aksion shërben si paralajmërim për Iranin, që të heqë dorë nga mbështetja e këtij grupi milicësh.
“Kjo do të vazhdojë edhe më tej për aq kohë sa ju të thoni: ‘Ne nuk do të pushojmë së qëlluari ndaj anijeve. Ne do të pushojmë së qëlluari ndaj institucioneve’”, tha Hegseth.
Por mes 31 të vrarëve, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Huthi, janë edhe katër fëmijë dhe një grua. 101 vetë të tjerë janë plagosur. Udhëheqja politike e milicisë Huti aksionin ushtarak të SHBA-së e cilësoi si krim lufte.
“Forcat tona jemenite janë plotësisht të përgatitura për të reaguar ndaj një përshkallëzimi”, thuhet në një deklaratë.
Drejtues të nivelit të lartë të rebelëve u larguan nga kryeqyteti Sanna duke u tërhequr në zona rurale, sipas TV  Al-Arabija.
Anëtarë drejtues të nivelit të lartë të milicisë Huti kanë marrë udhëzimin që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga sulmet e mëtejshme nga ajri të SHBA-së.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente