Hetim pasurisë së Elvis Roshit! SPAK kërkon kontroll të shpenzimeve dhe investimeve ndër vite

Hetim pasurisë së Elvis Roshit! SPAK kërkon kontroll të shpenzimeve dhe investimeve ndër vite

SPAK kërkon ekspertizë financiare për pasuritë e ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi.

Siç bëjnë me dije burime pranë prokurorisë së posaçme kërkimet e akuzës ndaj Roshit janë orientuar drejt dyshimeve për fshehje të pasurisë dhe mos justifikim të saj.
Hetimet pasurore ndaj ish kryebashkiakut lidhen jo vetëm me shpenzimet por edhe investimet e kryera ndër vite. Llogaritë me SPAK Roshit ju hapën nga një vendim i gjykatës së posaçme e cila refuzoi pushimin  hetimeve të prokurorisë së Durrësit mbi kallëzimin e KLSH që gjeti shkelje në tenderat nga ish kryebashkiaku i Kavajës.
E ndërsa ish kryebashkiakë të tjerë janë nën hetim për fshehje pasurie, pak ditë më parë se nuk deklaroi një apartament u dënua edhe ish kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro. Për një tjetër, Fatos Tushen që drejtoi bashkinë e Lushnjës akuza e fshehjes së pasurisë u ngrit mbasi u dënua për tenderat.
SPAK i thotë Top Channel se nga krijimi pra nga 2019 deri më tani i ka dorëzuar gjykatës 17 ish kryetarë bashkish apo kryebashkiakë duke i akuzuar, 15 prej tyre për çështje korrupsioni dhe vetëm dy prej tyre për vepra të tjera.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente