
Hapet nesër tuneli i Murrizit, Rama: Dita e Verës nga Elbasani në Dibër, plasi syri i keq
Kryeministri Edi Rama doli në bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale për episodin e tij të radhës në rubrikën “Sy m’ sy”.
Ai e nisi këtë bashkëbisedim me qytetarët me pamje nga tuneli i Murrizit, që u shpreh se do të hapej për Ditën e Verës.
“E nisa me tunelin dhe pyeta gjejeni se ku është. Dhe pati komente interesante me sa pashë. Është bukur për ta hapur me këtë pjesë, sepse përgjigjet ishin interesante. Disa u morën me bojaxhinjtë që ishin në fund të tunelit, që e lyenin me rula si në kohën e ‘qepës’. Tuneli më i shtrenjtë në tërë globin për metër që lyhet me dorë. Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit, i cili më në fund u dorëzua mali dhe tuneli do dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e ka pritur dhe shumë kanë ikur nga kjo botë duke e pritur.
Mendoj se e plasi syrin e keq. Syri i keq më në fund plasi, se te ai tunel u mblodh e gjithë energjia negative dhe gjeologjia e atij tuneli ishte një tmerr. Nesër, tuneli i Murrizit hapet, përkon dhe me Ditën e Verës. Nesër, Ditë Vere nga Elbasani në Dibër, e në të gjithë Shqipërinë. Një pjesë tjetër e kishin me rregullat e qarkullimit. Një gjë bie në sy, që makina juaj po bën thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor. Është tuneli i Murrizit, është lart. Rruga e Arbrit, tuneli i Murrizit… Ajo që ne kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve është që kemi krijuar kuota që deri dje ishin të paarritshme”, u shpreh Rama.
Top Channel
Burimi