Gjekmarkaj me demokratët e Zejmenit: Mungesa e energjisë elektrike, infrastruktura dhe shpopullimi janë problemet që do zgjidhë PD

Gjekmarkaj me demokratët e Zejmenit: Mungesa e energjisë elektrike, infrastruktura dhe shpopullimi janë problemet që do zgjidhë PD

Drejtuesi i PD në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me demokratët në Zejmen, ku prezantoi ekipin e 11 majit.

Gjekmarkaj u shpreh se mungesa e energjisë elektrike, infrastruktura e prapambetur, shpopullimi, rrënimi i bujqësisë, blegtorisë dhe ekonomisë, janë probleme reale të cilat programi i Partisë Demokratike do t’u japë zgjidhje
“Me demokratët e Zejmenit. Këtë mbrëmje së bashku me Kryetaren e PD-së, znj. Donika Ndoji dhe Sekretarin Politik, z. Bardhok Ndreca, prezantuam ekipin e fitores së 11 Majit në Grupseksionin e Zejmenit, një zonë që i ka dhënë mbështetje gjithmonë Partisë Demokratike dhe kauzave të saj.
Mungesa e energjisë elektrike, infrastrukturë e prapambetur, shpopullimi, rrënimi i bujqësisë, blegtorisë dhe ekonomisë, janë probleme reale të cilat programi i Partisë Demokratike do t’u japë zgjidhje.Dy kandidatët, znj.Lindita Metaliaj dhe z.Gjin Gjoni, të njohur për kontributin e tyre si zëra të fuqishëm të së drejtës së qytetarëve dhe opozitës, janë garancia e duhur për zgjidhjen e problemeve në Parlamentin e ardhshëm të kësaj zone.
Znj. Metaliaj me përvojën e këtyre viteve dhe z. Gjoni si jurist i mirënjohur,që të dy denoncues të aferave të Qeverisë së Kurrupsionit, do të jenë zëri i problemeve të banorëve të Zejmenit dhe mbarë Lezhës. Personalitete që kanë dëshmuar se janë dhe mbeten mbështetës të demokrateve edhe në kohët më të vështira të saj.
Partia Demokratike ka dëshmuar që e do Lezhën, e mbështet Lezhën dhe do ta mbështesë Lezhën. Krejt të kundërtën bëri rilindja në këto 12 vite ku nuk gjen një investim serioz, një projekt ambicioz dhe as një vizion zhvillimi. Ne do ta ndryshojmë të tashmen, të ardhmen do ta bëjmë më të mirë”-shkruan Gjekmarkaj.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente