
G7 mblidhet për bisedime rreth Ukrainës, Rubio: Mos përdorni gjuhë “antagoniste” ndaj Rusisë
👁1466
Ministrat e jashtëm të aleancës G7 janë takuar për bisedime për Ukrainën në Quebec, në bregun lindor të Kanadasë.
Duke hapur seancën zyrtare të takimit, Ministrja e Jashtme e Kanadasë Melanie Joly tha “ne të gjithë duam të shohim paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, duke shtuar se ajo shpreson të gjejë mënyra në të cilat grupi mund “të vazhdojë të mbështesë Ukrainën përballë agresionit të paligjshëm të Rusisë”.
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se nuk dëshiron që G7 të përdorë gjuhë “antagoniste” ndaj Rusisë.
Ndërsa, presidenti rus Vladimir Putin pritet të flasë së shpejti në Moskë.
Top Channel
Burimi