Fotot magjepsëse të Super Hënës Blu, ja si duket në vende të ndryshme të botës! Sërish do ta shikoni më…

Fotot magjepsëse të Super Hënës Blu, ja si duket në vende të ndryshme të botës! Sërish do ta shikoni më…

Super Hëna Blu ka ndriçuar qiellin e Tokës mbrëmjen e sotme, duke sjellë gjithashtu dhe foto magjepsëse të saj nga vende të ndryshme të botës.

Një Superhënë është kur Hëna e plotë është më afër Tokës, duke u shfaqur më e madhe dhe më e ndritshme se normalja.
Deri në 15% më e ndritshme dhe 30% më e madhe se Hëna e plotë e zakonshme.

Termi “superhëna” u krijua për herë të parë nga astrologu Richard Nolle në 1979, si “ose një hënë e re ose e plotë që ndodh kur hëna është brenda 90% të afrimit të saj më të afërt me Tokën”, sipas NASA-s.
Superhëna e gushtit do të jetë e para nga katër këtë vit, me të tjerat që do të ndodhin më 17 shtator, 17 tetor dhe 15 nëntor.
Ajo duket e ndryshme në vende të ndryshme të botës dhe shumë persona në rrjet nuk nguruan ta postonin si dukej ajo nga vendndodhja e tyre.

Top Channel
Burimi