
FOTO/ Nga Harry Potter në OnlyFans, aktorja e njohur bëhet pjesë e portalit për të rritur
Aktorja Jessie Cave, e cili ka luajtur rolin e Lavender Brown në Harry Potter and the Half-Blood Prince, i është bashkuar OnlyFans, platformës me përmbajtje për të rritur.
Duke u shfaqur në podcast-in e saj, Before We Break Up, aktorja pranoi se iu bashkua OnlyFans , duke sqaruar se përmbajtja e saj nuk do të jetë seksuale.
Gjatë fundjavës, Jessie Cave zbuloi në profilet e saj në mediat sociale se do t’i bashkohej OnlyFans, platformës së njohur për përmbajtjen e bazuar në abonime për të rritur.
Ajo tha në një video në Instagram se do t’u ofrojë abonentëve kontente shumë sensuale. Ndërsa OnlyFans është i njohur për përmbajtje seksuale, krijuesit mund të postojnë edhe kontente të tjera.
Jessie Cave saktësoi se përmbajtja e saj nuk do të jetë seksuale. “Është një fetish. Fetish nuk do të thotë domosdoshmërisht seksuale”, tha ajo.
Me anë të një postimi, ajo tregoi dhe arsyen se përse zgjodhi të ishte pjesë e këtij portali, duke shkruar: “Një vit. Do të përpiqem për një vit. Qëllimi im? Për ta siguruar shtëpinë time Qëllimi im? Për të dalë nga borxhi. Qëllimi im? Për të fuqizuar veten. Të shpenzojë kohën time në diçka për të cilën nuk kam investuar kurrë më parë: dashurinë për veten”.
Top Channel
Burimi