Fermerët pastrojnë tokat, 4 zjarre të qëllimshme në ditët e fundit në Gjirokastër

Fermerët pastrojnë tokat, 4 zjarre të qëllimshme në ditët e fundit në Gjirokastër

Gjatë ditëve të fundit në Gjirokastër janë regjistruar të paktën 4 zjarre të qëllimshme të vendosura prej fermerëve për të djegur degë dhe mbetje organike të dimrit në funksion të pastrimit të territorit për punët e pranverës.

Në të gjitha rastet zjarret kanë marrë përmasa që kërkuan ndërhyrjen e zjarrfikësve. Incidenti i fundit u shënua këtë pasdite rreth orës 15.30 ku një zjarr ka rënë  në kodrat e Subashit, pranë fshatit Shtëpëz.
Zjarrfikësit konstatuan se zjarri fillimisht kishte rënë në lëndina dhe kishte intesitet të ulët. Me vonë zjarri depërtoi në pyll ku digjeshin fier, humus e degë të thara pemësh.
Për shkak të terrenit u ndërhy me mjete rrethanore për izolimin derinë fikjen e plote të zjarrit. Nga zjarri u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente