Favorizoi kompanitë në tendera, GJKKO dërgon për gjykim ish-kryebashkiaken e Patosit dhe 6 të tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që të çojë për gjykim çështjen e ish-kryetares së Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj dhe 6 personave të tjerë, të akuzuar për shkeljen e barazisë në tendera.
Në njoftim thuhet se GJKKO ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën për dërgimin në gjyq të proçedimitpenal me të pandehur Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të akuzuar për veprën penale të “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë”, si dhe të pandehurit Vangjel Nushi, Boreta Murati dhe Arben Manoku, akuzuar për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.
Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar me vendimin nr. 82, datë 28.06.2024 vendosi:
-Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimittë Organizuar.
-Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr.82, të vitit2021, në ngarkim të të pandehurve:
-Rajmonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të cilëtakuzohen për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apoankande publike”, e kryer në bashkëpunim, dy herë, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal (përpara ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021).
-Vangjel Nushi, Boreta Murati, Arben Manoku, të cilët akuzohen për veprënpenale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nganeni 186/2 i Kodit Penal.
-Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short.
-Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.
Lexo edhe: Shkelja e barazisë në tendera, GJKKO pezullon nga detyra prefekten e qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj
Top Channel
Burimi