“Është shansi i Shqipërisë”, Rama në mbledhjen e Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales socialiste: Kemi objektiv mjaft ambicioz

“Është shansi i Shqipërisë”, Rama në mbledhjen e Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales socialiste: Kemi objektiv mjaft ambicioz

Me moderimin e Romina Kukos,  në Tiranë është zhvilluar mbledhja  e Komitetit të Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste.

Me përfaqësuesit e lartë të Internacionales Socialiste dhe partive simotra europiane, kryesocialisti Edi Rama e vendosi theksin në  vizionin Partia Socialiste e Shqipërisë 2030.
“Ne jemi shumë të  bekuar që kemi lindur në zemër të Evropës, por në të njëjtën kohë kemi qenë të izoluar dhe shkëputur për një kohë të gjatë. Është koha jonë, shansi dhe momenti ynë. Mundësia e madhe për të përfunduar këtë punë dhe nxjerrë maksimumin e këtij shansi të jashtëzakonshëm që na paraqitet si mundësi mjaft faktike për të qenë pjesë e BE. Që kur dolëm nga makthi i diktaturës komuniste, kjo është hera e parë që shohim një mundësi reale për t’u bashkuar me BE dhe që është tani”, tha Rama.
“Yjet tanë”, deklaroi kryesocialisti Edi Rama “dhe të BE-së, janë në drejtimin e duhur”.
“Ne kemi qenë shumë pas me integrimin kur erdhëm në pushtet. Serbia i nisi negociatat kohë më parë, sapo i kemi nisur vitin e kaluar. Por ajo që kemi bërë pasi jemi refuzuar tre herë  për shkak të një vendi apo dy. Kemi një objektiv mjaft ambicioz për të mbyllur negociatat në 2027. Ajo çfarë shoh është se mund të hyjmë në BE tani, për të mos humbur asnjë sekondë të vetme në këtë proces që është mjaft i vështirë me shumë detyra shtëpie”, shtoi ai.
Kemi bërë diçka mjaft të dobishme theksoi Edi Rama duke përfituar nga të rejat e mëdha të teknologjisë  dhe me ardhjen në jetë e ChatGPT.
Ndërkohë, kreu i qeverisë u ndal edhe te drejtësia kur “kemi pastruar sistemin e drejtësisë përmes  Vetingut”.

Top Channel
Burimi