
Emri/ E kishte kthyer banesën në ‘fole’ droge, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë
👁899
Një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza të lëndëve narkotike është zbuluar në kryeqytet.
Nga operacioni “Drug base” u arrestua në flagrancë shtetasi Serxho Rama, 30 vjeç, banues në Tiranë .
Gjatë kontrollit në banesën e tij,shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kg e 276 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, lëndë narkotike kokainë dhe 1 pershore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel
Burimi