
EMRAT/ Zgjidhen anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH! Më i votuari Osman Mula, kryetar Fatjon Hoxhalli
Fatjon Hoxhalli u miratua si Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Gara për kryetarin e Këshillit Drejtues të RTSH ishte Fatjon Hoxhallit mes Helidon Halitit, ku Fatjon Hoxhalli mori 74 vota pro, 6 abstenim, 7 kundër, kurse Helidon Haliti mori 10 vota pro, 16 abstenim, 57 kundër.
Sakaq theksojmë se më i votuari është Osman Mula.
U zgjodhën anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së:
-Zamira Kita 77 vota pro, 8 abstenim, 1 kundër
-Lorenc Vangjeli 72 vota pro 6 abstenim, 5 kundër
-Bujar Kapexhiu 75 pro, 4 abstenim, 5 kundër
-Osman Mula 84 vota pro, 1 abstenim, 3 kundër
-Petrit Beci 76 vota pro, 5 abstenim, 3 kundër
-Rajmonda Bulku 78 vota pro, 3 abstenim, 7 kundër
-Robert Budina 66 vota pro, 9 abstenim, 11 kundër
-Alket Braho, 55 pro, 26 abstenime dhe 6 vota kundër
-Enio Civici 77 vota pro, 7 abstenim, 2 kundër
-Pano Xhixho 82 vota pro, 5 abstenim, 0 kundër.
Top Channel
Burimi