
Emrat/ Në listën e personave më të kërkuar në Itali për vrasje! Kapen dy kushërinjtë në fshatin Rreth-Kale
Ka marrë fund arratia pas 26 vitesh për dy shqiptarë të futur në listën e 100 personave më të kërkuar nga Italia.
Pas një operacioni të kryer në terren të vështirë në një fshat të Dibrës, janë arrestuar Andon (alias Afrim) Sina , 51 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina, 48 vjeç.
Dy kushërinjtë, kërkoheshin prej vitesh nga autoritetet italiane pasi në vitin 1999 kishin vrarë bashkëatdhetarin e tyre në Itali.
Të shumëkërkuarit në shtetin fqinj përtej Adriatikut që në vitin 1999, fshiheshin në fshatin Rreth-Kale në Dibër dhe përdornin identitet tjetër.
Ata janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.
Në 1999 në Napoli ata vranë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar B.C dhe kanë plagosur rëndë shqiptarin tjetër F.S, për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.
Hetimet e Policisë së Shtetit për kapjen e tyre ishin në bashkëpunim me Policinë Italiane, ku edhe pritet të ekstradohen dy shqiptarët.
Top Channel
Burimi