“Ekip i përzgjedhur për të sjellë ndryshimin”/ Listat e PD-së, Indrit Hoxha: Përgjegjësia për të fituar, po aq e madhe sa përgjegjësia nëse humb

“Ekip i përzgjedhur për të sjellë ndryshimin”/ Listat e PD-së, Indrit Hoxha: Përgjegjësia për të fituar, po aq e madhe sa përgjegjësia nëse humb

Ekip i përzgjedhur për të sjellë ndryshimin që ky vend meriton, u shpreh Sekretari i Partisë Demokratike për Diasporën, Indrit Hoxha, duke komentuar listën e kandidatëve për deputetë të së djathtës.

“Pas 12 vitesh opozitë, Partia Demokratike hyn në betejën më vendimtare të historisë së saj: Betejën për ta çliruar Shqipërinë nga një regjim që ka vjedhur, ka mashtruar dhe ka shkatërruar të ardhmen e qytetarëve të saj. Dje, Kryesia e PD miratoi listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë – një ekip i përzgjedhur jo për të bërë politikë të butë, por për të fituar me çdo kusht dhe për të sjellë ndryshimin që ky vend meriton.
Ky ekip ka një përgjegjësi të madhe: të fitojë! Dhe po aq të madhe është përgjegjësia e tij nëse dështon!
Kush ka marrë përsipër këtë detyrë, duhet ta dijë mirë: kjo nuk është një fushatë normale, nuk është një garë e zakonshme politike. Kjo është një betejë ekzistenciale për Shqipërinë! Nuk ka më justifikime, nuk ka më gabime, nuk ka më vend për dështime! Çdo kandidat ka detyrën të jetë në terren, të organizojë strukturat, të flasë me qytetarët, të luftojë për çdo votë dhe të mos bëjë asnjë hap pas përballë presionit të pushtetit të kriminalizuar.
Kush nuk e përballon këtë betejë, të largohet tani!
Ky regjim ka vjedhur zgjedhjet, ka vjedhur paratë e shqiptarëve, ka shkatërruar ekonominë dhe ka larguar rininë nga vendi. PD-ja ka vetëm një opsion: të rrëzojë këtë regjim dhe të marrë përgjegjësinë e qeverisjes për ta ndërtuar Shqipërinë ndryshe!
Fitorja është detyrë! Humbja nuk është opsion! Dhe kush dështon në këtë mision, do të mbajë përgjegjësi!
Shqiptarët janë të lodhur nga fjalët boshe! Ata kërkojnë një PD të fortë, të bashkuar dhe të gatshme për të fituar. Kandidatët tanë nuk kanë luksin e dështimit! Fitorja është e vetmja rrugë, e vetmja përgjigje dhe e vetmja mundësi për t’u dhënë shqiptarëve atë që u takon: një qeveri të ndershme, një ekonomi të drejtë dhe një drejtësi të pavarur!
Koha e llogaridhënies ka ardhur! Tani është momenti për të fituar ose për të ikur! Shqipëria nuk mund të presë më!”

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente