
“Doni BE-në apo mustaqet e Kujtim Gjuzit”/ Rama-demokratëve: E patë Kavajën, atë që doli më i votuari nga primaret e hëngri bufi
Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rubrikën ‘Sy m’sy’ u shpreh se më 11 maj ata duhet të zgjedhin mes “BE-së dhe mustaqeve të Kujtim Gjuzit”.
Teksa nuk i kurseu ‘sulmet’ ndaj opozitës, Rama tha se Kavaja është shembulli ku më i votuari nga primaret e PD u la jashtë në listën e kandidatëve për deputet.
“Ca hapin dritaren dhe respektojnë protestuesit. Ca hapin dritaret dhe gjuajnë me automatik. Njëri vret dhe tjetri respekton dhe kështu me radhë. Në Kavajë ne e treguam çfarë dimë të bëjmë. Kavaja ishte një xhep falso, vetëm pluhur, njerëz që shisnin fara dhe gjithë të tjerët pa ujë pa drita pa punë. Sot Kavaja është bërë qytet, kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë ti s’mund ta mohosh. Në Kavajë ka ndodhur diçka, un them se mileti duhet ta marri si ofendim, u çuan demokratët dhe votuan për pseudo primaret dhe në fund tak e hongri bufi, ua hëngri bufi kandidatin”-tha Rama.
Zbret nga makina sikur zbret nga motori, ngre ato dy gishta dhe shnet shifemi pas dy vitesh. Unë them se kjo punë nuk është kështu dhe kjo nuk është çështje partish fare. A doni të hyni në BE apo për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Në BE të fut ky që sheh këtu, jo bufi i kënetës, jo shitësat e qylymave fluturues që dalin e ulërasin thonë jemi parti të reja. Nuk kanë lidhje ata. Janë 1 mijë vetë që punojnë për negociatat. Dje të dy ministret tona janë atje, japin llogari çfarë bëri Shqipëria. Kavaja nuk rrehet me një thes mielli. Jo more jo, a do të shkosh si burrë me musteqe të mos të nxjerrin anash. E pra voto PS se nuk ke rrugë tjetër, voto për veten tate. Merre pasaportën pastaj shihe bëj ktheu prap te PD ndjesë pastë. E pe vetë me primaret”-u shpreh Rama.
Top Channel
Burimi