
“Ça ndodhi me primaret, ata që fituan i lanë jashtë”/ Rama për kandidatët e opozitës: Listë qorrash e shurdhësh
Nga takimi me ‘skuadrën’ e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama komentoi primaret e opozitës, ku sipas tij lista e 11 majit u bë në bazë të interesave, jo sipas meritës.
Rama i bëri thirrje edhe mbështetësve të opozitës, për të cilët tha se nuk duhet ‘ta çojnë votën dëm’.
“Populli që mban peng këneta jo vetëm që duhet të shkëputet nga këneta. Ne nuk kemi bërë primare, primare iu thënçin se ato janë si papare jo primare. Por në këtë grup është bërë një vlerësim i atyre njerëzve që vijën nga një kontribut i drejtpërdrejtë në parti. Këtu Avdiu as që e ka pritur që do ishte në listën e deputetëve. Shikoni ça ndodh me ta, ata që fituan i lanë jashtë. Kryetari i Partisë në Kavajë del i pari, e lënë jashtë pa asnjë problem. Në një kuptim po të shikosh listën e kënetës, ajo është listë është bërë për të qenë më një listë qorrash e shurdhësh e kua kua kuash. Është bërë gati për të qenë opozitë. Jo për të çliruar tiktakun por për të thënë fituam por na e morën si gjithmonë.
Pse duhet ata që mund të kenë shumë arsye të mos jenë të kënaqur me ne, ta hedhin votën kot. Për një grup që funksionon si një grup interesi i ngushtë dhe është i përgatitur të rri në opozitë. Ka edhe të tjerë në xhiro se kjo është një periudhë shitje qilimash fluturues. Kush ta hajë ta hajë, kur s’ke gjë në dorë mund t’i premtosh të gjitha. Këta më kujtojnë një vizitë në një vaki me Fatos Nanon kur ishte kryeministër. Njëri po i thoshte që me pronat nuk po qullosen gjë, ke ndonjë ide ti i tha. Merrjani katunarëve tha dhe ndajeni këtë punë.
I tha Fatosi kjo është ide e fuqishme por këtë duhet ta ndash me Sabriun. Këta që s’kanë në dorë i premtojnë të gjitha. Nëse ka një vend që i duhet BE është Shqipëria. Për arsye historike dhe që lidhen me shkëputjen njëherë e mirë nga kthetrat e historisë dhe me lidhjen e të ardhmes në funksion të lirisë”-u shpreh Rama.
Top Channel
Burimi