“Bufi thotë do t’i kullufis në 11 maj, do çliroj TikTok dhe do shkrij SPAK”, Rama: Ndoc Rrokun në Berat do ua prezantojmë kuti për kuti

“Bufi thotë do t’i kullufis në 11 maj, do çliroj TikTok dhe do shkrij SPAK”, Rama: Ndoc Rrokun në Berat do ua prezantojmë kuti për kuti

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish opozitën edhe në takimin me kandidatët në Berat.

Ai kërkoi fitoren në këtë qark më 11 maj, duke i konsideruar absurde premtimet e kundërshtarëve.
Rama: Punët për negociatat duhet të vazhdojnë. Jo po doli bufi nga këneta, nuk duhet të ketë fare nga këto. Nëse humbasim kohë, luajmë me fatin tonë. Ne nuk e dimë se mund të zhvillohen ngjarjet që do vijnë. Gjërat mund të kthehen siç ishin më përpara. Ky është momenti, tani duhet ta kapim dhe duhet të hyjmë brenda. Çdo socialist, demokrat, i majtë, i djathtë, duhet të jetë i interesuar, në radhë të parë që ne të hyjmë brenda. Unë iu çoj në Bashkimin Evropian. Për këtë kemi bërë punë të madhe, diplomaci të madhe. Është histori për libra, nuk është histori për ta treguar sot. Trenin e historisë që kalon më 11 maj, shqiptarët ta marrin dhe të shkojnë përpara,
Si mund të rrish me bufin e kënatës, por votën atyre që dalin të rinj e të rinj, çfarë të rinj, ne sot kemi një parti të re për ata që duan të rinj në Parlament, por kemi një parti të vjetër për ata që duan eksperiencë, ata s kanë idenë se çfarë është një zyrë shteti. 1 mijë euro pagat, pse të mos e thonë 2 mijë, se mos do të provohet që do e bëjnë apo s’e bëjnë. Thonë i kemi llogaritur me ekspertët tanë të rinj, shitësa qylymash merre këtë qylymin se do të çoj në Hënë. Bufi e thotë do t’i kullufis në 11 maj do çliroj TikTok, do shkrij SPAK, e thotë copë, pavarësisht se çfarë do të marrë në 11. Duhet të prezantojmë Ndoc Rrokun se ata kujtojnë se s’është asgjë, por është një gjë shumë e madhe. Ndocin këtu në Berat do ua prezantojmë kuti për kuti.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente