
“Bëni maksimumin këto 60 ditë”, Rama mbledhje me socialistët: T’u prezantojmë një Noc Rrok madhështor në 11 Maj
👁965
Nga takimi me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje skuadrës së tij që ‘të bëjnë maksimumin’ në 60 ditët e mbetura para parlamentareve të 11 majit.
Rama dha edhe një përgjigje për mesazhet që i vinë me shprehjen “do marrësh Noc Rrokun më 11 maj’.
“Të bëni maksimumin në këto 60 ditë që në 11 Maj të realizojmë këtë gjë të madhe për Shqipërinë, PS-në, por të nxjerrim dhe një merak tjetër.
Se ngaqë më kanë dëgjuar mua që thosha Noc Rroku, më thonë do marrësh Noc Rrokun. Në 11 Maj, ne do t’u prezantojmë atyre një Noc Rroku madhështor. Duhet të më ndihmoni ta realizojmë këtë, që ata të thonë farë i bëmë vetes që zgjuam Noc Rrokun”-u shpreh Rama.
Top Channel
Burimi