BE ndjek shembullin e Shqipërisë, Von Der Leyen: Dritën jeshile qendrave të pritjes si Gjadri

BE ndjek shembullin e Shqipërisë, Von Der Leyen: Dritën jeshile qendrave të pritjes si Gjadri

Komisioni Europian është i hapur ndaj idesë se çeljes së qendrave të pritjes së emigrantëve në vende të tjera.

Duke ndjekur shembullin e Gjadrit, dhe zgjidhjes që i dha problemit qeveria Italiane më ndihmën e asaj shqiptare, shefja e KE-së, Ursula von der Leyen pohoi në një letër drejtuar krerëve të bllokut se “po hapin mundësinë që shtetet anëtare të krijojnë struktura  riatdhesimi në vendet e treta.
“Ky ishte një element i rëndësishëm i diskutimit tonë mbi zgjidhjet inovative për të trajtuar në mënyrë të vendosur emigracionin e paligjshëm, duke vepruar në bashkëpunim me vendet partnere dhe duke siguruar që të drejtat themelore të individëve të interesuar, të sigurohen në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha von der Leyen.
Von der Leyen sqaron se për një qasje sa më të plotë lidhur me riatdhesimet, Komisioni është duke përgatitur gjithashtu një propozim për dixhitalizimin e menaxhimit të rasteve në fjalë, mundësisht deri në fund të vitit.
“Qasja e re do të kontribuojë gjithashtu në rishikimin e ardhshëm të situatës së Frontex, ku do të jetë e rëndësishme të garantohet që operacionet e kthimit të mund të organizohen drejtpërdrejt nga Frontex me vendet e treta, duke përmirësuar rolin e Agjencisë në parandalimin e emigracionit të parregullt“, u shpreh ajo.
Nga sa sqaroi më tej, Von der Leyen, qëllimi është të paraqitet javët e ardhshme një listë fillestare e vendeve të origjinës së sigurtë.
Pasi të miratohet nga Parlamenti Europian dhe Këshilli, kjo listë do të jetë fleksibile e mund të zgjerohet ose të rishikohet më tej me kalimin e kohës.
Në të njëjtën kohë, po zhvillohen konsultime me shtetet anëtare, Parlamentin Europian, shoqërinë civile dhe OKB-në në funksion të rishikimit të konceptit të vendit të tretë të sigurt siç parashikohet në rregulloren për procedurat e azilit, teksa Von der Leyen insiston se duhet të garantohet “që çdo person të vazhdojë të ketë një vlerësim individual dhe të ruhet funksionimi i përgjithshëm i sistemit mes shteteve anëtare”.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente