Bashkëbisedimi me Ramën, kandidati i ri i PS nuk i mban dot lotët teksa kujton të atin: Kur mora diplomën…

Bashkëbisedimi me Ramën, kandidati i ri i PS nuk i mban dot lotët teksa kujton të atin: Kur mora diplomën…

Gjatë bashkëbisedimin me  kryeministrin Edi Rama në podkastin “Flasim”, kandidati i ri i PS në listën e Beratit, Julian Zyla, nuk i mbajti dot lotët.

Ai tregoi momentin se si iu bashkua politikës, teksa në një moment kujtoi dhe babain e tij të cilin nuk e ka më, duke mos i mbajtur dot lotët.
“Çdo gjë që kam bërë, që nga mosha që mund të merrja vendime vetë e deri sot, kanë qenë të lidhur me dy elementë. Politika dhe Shqipëria. Më përpara kam studiuar politikë në Romë. Kam studiuar dhe marrëdhënie kombëtare në Romë.
Doja të tregoja një nga momentet më të rëndësishme të jetës time. Ka qenë në fund janari të 2010-ës, kur përfundoja studimet master. Ishte dita kur do prezantoja temën e diplomës. Dola mirë dhe arrita synimin.
Kryetari i komisionit na tha aty: ‘Nderoni veten tuaj’… Aty ishte babi dhe shoku im ia përktheu… (përlotet). Ndjesë, kam tre vite që s’e kam”, u shpreh Zyla.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente