Aksident në Vlorë! Nuk i bindet ndalimit të policisë dhe shkakton aksident zinxhir, 3 mjete të përfshira

Aksident në Vlorë! Nuk i bindet ndalimit të policisë dhe shkakton aksident zinxhir, 3 mjete të përfshira

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Një automjet tip ML, me ngjyrë të zezë, nuk i është bindur urdhrit të ndalimit nga policia duke shkaktuar një aksident zinxhir. Në përpjekje për t’u larguar, ai ka goditur dy makina, duke përfshirë edhe një mjet të Policisë së Burgjeve, të cilin e ka nxjerrë nga rruga. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të godasë edhe një shtyllë ndriçimi.
Në vendin e quajtur rrethi Çoles automjeti “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin Kelian Llakaj ka përplasur automjetin e markës Toyota, me drejtues shtetasin Redjon Skendo, më pas drejtuesi i automjetit “Mercedes-Benz” është larguar nga vendngjarja dhe ka goditur, në rrugën Gjergj Kastrioti në afërsi të vendit të quajtur Vola, automjetin e markës “Ford” me shtetasen Adelina Hysni Kasaj (Kosta) e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, punonjëse e I.E.V.P Vlorë.
Drejtuesi i mjetit “Mercedes-Benz” është larguar sërish nga vendngjarja ku ka kaluar në drejtim të Zvërnecit, i janë vënë në ndjekje shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë ku pas 30 minuta ndjekje, ky drejtues ka aksidentuar motomjetin e Shigjetave si dhe Automjetin e Shqiponjave duke vënë në rrezik serioz jetën e tyre.
Nga kryerja e testit të alkoolit rezulton në gjendje të dehur në masën 1.25 mg/l dhe testi i dytë 1.29 mg/l.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente