“51 pacientë po trajtohen jashtë vendit”, ministri i Shëndetësisë së RMV: 20 janë në gjendje serioze! Në Prokurori janë thirrur edhe shqiptarë

“51 pacientë po trajtohen jashtë vendit”, ministri i Shëndetësisë së RMV: 20 janë në gjendje serioze! Në Prokurori janë thirrur edhe shqiptarë

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari komentoi ngjarjen e rëndë në Koçan në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Ai u shpreh se deri më tani janë larguar 51 pacientë nga Maqedonia e Veriut drejt vendeve fqinje, ku 20 prej tyre në gjendje më serioze se të tjerët.
Sipas Taravarit në prokurori janë thirrur rreth 12 persona, ku dy prej tyre mund të jenë shqiptarë, kurse të tjerët maqedonas.
Taravari: I pari që ofroi ndihmën ishte ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë, pasi kanë qendër për trajtimin e të lënduarve nga djegia. Atje janë dërguar 14 pacientë. Pastaj të Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Sllovenisë. Ne kemi kapacitete, ne kishim 145 pacientë të regjistruar, për të qenë të sigurt që kapacitetet tona nuk do të stërmbushen vendosëm që dje në mëngjes t’i dërgojmë në Bullgari.
Në Greqi momentalisht janë 8 pacientë, në Serbi 17 pacientë, Hungari, Lituani, sot do të dërgohen në Slloveni, Kroaci dhe Austri. Deri më tani janë larguar 51 pacientë, 20 prej tyre në gjendje më serioze, por për t’i pas kapacitetet tona në shtet, sot janë paraqitur 4 raste që dje nuk janë regjistruar më parë, kanë djegie në rrugët e frymëmarrjes.
Mosha e pacientëve janë prej 14 vjeç deri në 15-16 vjeç, shumë pak fëmijë, tek 15 janë nën moshën 18 vjeç.  Unë di që janë thirrur në Prokurori 12 persona, me sa kam informata vetëm 1 ose 2 janë shqiptarë, mbi 10 të thirrurve në prokurori janë maqedonas. Nuk e ndaj kët bindje që ka tendencë që faji të hidhet tek shqiptarët, aty ku kanë pasur pozicione edhe shqiptarët mund të ketë edhe ndonjë shqiptar.

Top Channel
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente