Tjetër tragjedi në Itali, babai vret gruan dhe djalin 14-vjeçar para se të flijohej: Ciao kampion i vogël!
Tragedi e rëndë familjare në Itali, pasi pas ngjarjes së rëndë në Pietralata, tre persona, mes tyre një 14-vjeçar, janë gjetur të pajetë në një banesë në Finale Ligure, në provincën e Savonës. Sipas hetimeve paraprake, bëhet fjalë për një vrasje-vetëvrasje të ndodhur në orët e vona të natës mes 2 dhe 3 shtatorit. 59-vjeçari Daniele Baruzzo dyshohet se ka qenë autori i ngjarjes, i cili ka qëlluar për vdekje me armë zjarri (të mbajtur me leje) bashkëshorten e tij, arkitekten 60-vjeçare Paola Siri, dhe djalin e tyre 14-vjeçar, Mattia, i cili ishte një lojtar i ri premtues futbolli në zonë, përpara se t’i jepte fund jetës së tij. Trupat e pajetë u zbuluan rreth mesditës së 3 shtatorit, pasi fqinjët kishin dëgjuar të shtëna...
Burimi:
javanews.al