Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tiranë/ Bie nga kati i 6-të i pallatit, humb jetën fëmija
👁3049
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i një pallati. I mituri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës por mjekët kanë konstatuar se ai kishte humbur jetën dhe nuk kanë pasur asnjë mundësi për të ardhur në ndihmë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur njëhetim për rastin.