Tirana pret Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama: Drejt Europës së bashku! Në fokus Plani i Rritjes dhe integrimi, e pranishme dhe Kos

Tirana pret Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama: Drejt Europës së bashku! Në fokus Plani i Rritjes dhe integrimi, e pranishme dhe Kos

Tirana pret sot Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes (Growth Plan), me temë “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”. Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku agjenda parashikon mbërritjen e liderëve në orën 10:00, ndërsa në orën 10:30 do të nisin fjalët hyrëse të Kryeministrit Edi Rama dhe Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Në këtë fazë të programit është parashikuar edhe doorstep, prononcimi i liderëve për mediet në mbërritje. Në orën 12:15 do të zhvillohet fotografia e përbashkët e liderëve, ndërsa në orën 12:30 Rama dhe Kos do të mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp, e cila do të përmbyllë samitin. Diskutimet pritet të përqendrohen në përshpejtimin e reformave, zbatimin e Planit të Rritjes, prioritetet e...