Tirana mirëpret të martën botën e biznesit, nis edicioni i 32-të i Panairit Ndërkombëtar

Tirana mirëpret të martën botën e biznesit, nis edicioni i 32-të i Panairit Ndërkombëtar

Tirana, një adresë e re e dialogut ekonomik ndërkombëtar. Në ekonominë e sotme globale, ku konkurrenca nuk përcaktohet më vetëm nga produkti, por edhe nga aftësia për të krijuar aleanca, për të ndarë teknologji dhe për të depërtuar në tregje të reja, panairet ndërkombëtare kanë marrë një rol shumë më të gjerë se ai i ekspozimit tregtar. Ato janë hapësira ku ndërthuren interesat ekonomike, vizionet e zhvillimit dhe mundësitë për investime. Pikërisht në këtë dimension vjen edicioni i 32-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, i cili hapet nesër në Pallatin e Kongreseve, nën organizimin e Klik Ekspo Group. Për katër ditë, Tirana do të jetë një pikë takimi për mbi 300 kompani, me një përfaqësim ndërkombëtar që përfshin më shumë se 12 vende, institucione publike,...