Thellohet bilanci/ Tetë të vdekur e 18 të zhdukur nga fundosja e anijes në Qipro
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbysjes dhe fundosjes së një trageti pasagjerësh në brigjet e veriut të Qipros. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, pak pasi anija ishte nisur nga qyteti bregdetar i Kyrenias, në veri të ishullit, me destinacion Turqinë. Sipas autoriteteve, në traget ndodheshin 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit. Kryeministri i administratës turke në veri të Qipros, Unal Ustel, konfirmoi bilancin tragjik dhe tha se pjesa dërrmuese e personave në bord janë shpëtuar. Ndërkohë, operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në det, në bashkëpunim me autoritetet turke. Anija u përmbys pas goditjes nga dallgët Sipas dëshmive të para, anija u përball me kushte të vështira detare. Ustel deklaroi për mediat turke se anija...
Burimi:
syri.net