Tetë kushtet e Kroacisë për Malin e Zi para anëtarësimit në BE

Tetë kushtet e Kroacisë për Malin e Zi para anëtarësimit në BE

Kroacia u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian një dokument, në të cilin paraqet qëndrimin e saj kombëtar për çështjet e pazgjidhura me Malin e Zi. Në të, Zagrebi rendit kushtet që Mali i Zi duhet t’i përmbushë përpara se të anëtarësohet në bllokun evropian. Një pjesë të këtyre kërkesave, Kroacia i lidh drejtpërdrejt me mbylljen e kapitujve negociues 23 (Gjyqësori dhe të drejtat themelore) dhe 31 (Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes). Siç mëson Radio Evropa e Lirë nga burime diplomatike, Kroacia ua ka përcjellë dokumentin vendeve të tjera anëtare në fillim të kësaj jave. Në dokumentin që siguroi REL-i, thuhet se çështjet kryesore të pazgjidhura “duhet të zgjidhen përpara se Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”. Zagrebi thekson...