Tensionet para Kuvendit, 11 protestues përfundojnë në komisariat pas përplasjes me policinë

Tensionet para Kuvendit, 11 protestues përfundojnë në komisariat pas përplasjes me policinë

FOTO NGA PROTESTA TIRANË- Protesta e opozitës para Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve, deputetëve demokratë dhe forcave të policisë ndërsa pas tubimit 11 qytetarë janë ndaluar dhe janë shoqëruar në Komisariatin Nr. 1 në Tiranë. Ndalimet erdhën pas momenteve të tensionuara të regjistruara gjatë protestës ku situata në disa raste doli jashtë kontrollit. Protestuesit u përplasën me efektivët e policisë, ndërsa në terren pati edhe shtyrje mes qytetarëve dhe deputetëve të opozitës. Gjatë përplasjes, forcat e rendit përdorën edhe spraj me piper ndaj protestuesve, ndërsa policia vijoi ndërhyrjen për të mbajtur të kontrolluar situatën pranë godinës së Kuvendit. 11 qytetarët e ndaluar ndodhen aktualisht në Komisariatin Nr. 1, ndërsa në ambientet e komisariatit ka shkuar edhe avokatja e Partisë Demokratike Eda Grimci...