Tensionet në rritje/ Raketat dhe droni rus ranë në Poloni, Tusk thërret takim urgjent me ministrat e kabinetit, ushtarakët dhe inteligjencën!
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thirrur një takim urgjent me ministrat, përfaqësuesit e Forcave të Armatosura dhe drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës, pas rënies së dy raketave dhe një droni me motor reaktiv në territorin e Polonisë. Ngjarja u regjistrua këtë të premte, në një kohë kur Rusia po zhvillonte një prej sulmeve më të mëdha ajrore ndaj Ukrainës. Autoritetet polake kanë konfirmuar se objektet kanë rënë në tri vendndodhje të ndryshme në lindje të vendit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në infrastrukturën kritike. Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, bëri të ditur se një prej raketave ishte e tipit Kh-101 dhe kishte rënë pranë fshatit Nowy Lipowiec, në provincën e Lublinit. Raketa tjetër dhe droni u rrëzuan në...
Burimi:
javanews.al