Verstappen: Vendi i dytë në Australi ishte maksimumi, McLaren është ende më i shpejtë

Verstappen: Vendi i dytë në Australi ishte maksimumi, McLaren është ende më i shpejtë

17 Mars 2025

9:36

Telesport

Vendi i dytë në garën e Australisë  vlen si një fitore për Max Verstappen, duke marrë parasysh vështirësitë që ka përjetuar Red Bull së fundi. Madje në fund ta garës ai u përpoq të parakalojë Lando Norris, por pa sukses.
“Fillimi i sezonit ishte argëtues. U përpoqa të qëndroja me McLaren, por si pothuajse të gjitha skuadrat e tjera, filluam të luftonim shumë me degradimin dhe mbinxehëm shumë gomat. Kështu që McLaren u shkëput”, tha Verstappen.
“Unë dhashë gjithçka, u përpoqa të fokusohesha në garën time dhe moti na ndihmoi disi. Kur filloi shiu u përpoqëm të bënim diçka ndryshe, por ishte e pamundur të pilotoje makinën me gomat për pistë të thatë”, shtoi kampioni i botës në Formula 1.
Më tej, Verstappen tha: “Nuk ka asnjë keqardhje për zgjedhjen e gomave. Jemi 18 pikë më shumë se vitin e kaluar, pasi vjet u tërhoqa nga gara në Melburn. Gjithsesi, McLaren është ende më i shpejtë por ne duhet të përpiqemi të qëndrojmë afër”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente