Usyk mbron titujt kampion bote në peshën e rëndë, fiton me vendim unanim revanshin ndaj Fury

Usyk mbron titujt kampion bote në peshën e rëndë, fiton me vendim unanim revanshin ndaj Fury

22 Dhjetor 2024

0:33

Telesport

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk mbrojti titujt kampion bote në peshën e rëndë, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj britanikut Tyson Fury. Të tri gjyqtarët i dhanë atij fitoren, duke dhënë rezultatin e njëjtë 116-112 në favor të ukrainasit.
Një duel që nuk ishte aq spektakolar sa ai i zhvilluar në maj dhe që u duk më shumë i ekuilibruar. Por gjyqtarët ishin të mendimit se ukrainasi bëri më shumë se rivali britanik, duke mbrojtur titujt kampion bote në peshën e rëndë.
Dueli u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite, ku të dy boksierët bënë më të mirën e tyre, por në fund triumfoi Usyk, që mbetet i pamposhtur në ring. Për ukrainasin kjo ishte fitorja e 23-të në karrierë. Ndërsa për Fury kio ishte humbja e dytë (ka edhe 34 fitore e 1 barazim). 
Duket se fansat mbetën të pakënaqur nga ky vendim i gjyqtarëve, pasi dukej sikur Fury rivalizoi dhe mund ta kishte fituar duelin. Asnjë nga boksierët nuk ra në tapet në 12 raundet e zhvilluara, duke u mbrojtur mirë, lëshuan më pak grushte, por në fund festoi Usyk.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente