Pse luan 90 minuta Ronaldo? Pyetja që tërboi trajnerin Martinez: Ai është vetë kombëtarja e Portugalisë

Pse luan 90 minuta Ronaldo? Pyetja që tërboi trajnerin Martinez: Ai është vetë kombëtarja e Portugalisë

Së bashku me Rafael Leão, në konferencën e sotme për shtyp mori pjesë edhe trajneri Roberto Martínez. Ata folën për ndeshjen e shumëpritur kundër Turqisë, ndeshja e dytë e Grupit F të “Euro 2024” për Portugalinë e tyre.
Trajneri spanjoll nënvizoi: “Ndeshja e dytë është ndeshja e dytë. Është shumë e rëndësishme për ne që të ndjekim rrugën, të krijojmë konkurrencë në dhomat e zhveshjes, të rritemi dhe sigurisht që duam të luajmë mirë në çdo ndeshje.
Objektivi është që të japim gjithçka në tri ndeshjet e para, pastaj të shohim se çfarë kemi bërë mirë dhe vazhdojmë rrugën tonë. Turqia ka tri pikë, po ashtu edhe ne, ndaj është normale që të dyja skuadrat të përpiqen të fitojnë”.
Pati “shkëndija” në dhomën e shtypit më pas mes trajnerit Martinez dhe një gazetari në lidhje me përdorimin e Cristiano Ronaldos për të gjitha 90 minutat dhe kontributin e dobët të yllit portugez sa i përket presionit:
“A mund t’ju bëj një pyetje? A e dini sa minuta luajti Cristiano sezonin e kaluar? Ai ka përvojë të madhe, hyri në historinë e futbollit me gjashtë Kampionate Europiane ku merr pjesë. Është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë sjell një lojtar.
Cristiano sjell përvojë, mundësi shënimi, një mënyrë për të hapur hapësira. Ai është vetë kombëtarja portugeze, e meriton të jetë titullar. Vetëm shikoni çfarë ka bërë në kompeticionet e fundit”.
 
Burimi