
Oklahoma merr kreun e renditjes, Lakers fitojnë duelin me Denver, humbasin Chicago, Miami e Dallas
Oklahoma ka marrë kreun e renditjes në NBA pas fitores 133-100 ndaj Philadelphia. Ndeshje e komanduar nga vendasit, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Aaron Wiggins me 26 pikë ishte më i miri në fushë.
Humbja e tretë radhazi për Cleveland, që u mund 123-119 nga Sacramento, por mbron kreun e renditjes në Lindje. DeRozan me 27 pikë ishte lider për Sacramento, ndërkohë që Cavaliers duket se kanë hyrë në një krizë rezultatesh.
Fitorja e tretë radhazi për Lakers, që mundën 120-108 Denver, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Luka Doncic me 31 pikë u dallua në fushë, mbështetur edhe nga Reaves me 22 pikë.
Tjetër humbje për Miami, që u ndal 116-113 nga Detroit. Të gjithë titullarët e Pistons realizuan mbi 10 pikë. Zhgënjen edhe Dallas, që u mund 135-131 nga Indiana (Siakam 29 pikë), ndërsa Phoenix mundi 127-121 Chicago (Booker 41 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Indiana – Dallas, 135-131
Orlando – Houston, 108-116
Miami – Detroit, 113-116
Minnesota – New Orleans, 115-119
Oklahoma – Philadelphia, 133-100
San Antonio – New York, 120-105
Utah Jazz – Washington, 128-112
Lakers – Denver, 120-108
Phoenix – Chicago, 127-121
Portland – Memphis, 115-99
Sacramento – Cleveland, 123-119
Burimi