
Liga Unike/ Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste për meshkuj e femra, luhet në Vlorë e Kosovë
14 Mars 2025
13:33
Telesport
Pas përfundimit të sezonit të rregullt të Ligës Unike në basketboll për femra e meshkuj, janë përcaktuar edhe 4 skuadrat më të mira, në secilën kategori, të kualifikuara në “final four”.
Te meshkujt, janë tri skuadra nga Kosova në gjysmëfinale dhe vetëm Besëlidhja nga Superliga shqiptyare. Ndërsa te femrat, Flamurtari e Partizani vijnë nga Shqipëria e Bashkimi e Peja do të luajnë nga Kosova.
Mes dy Federatave është vendosur që ndeshjet e “final four” për femra të luhen mesjavën e ardhshme në Vlorë. Ndërsa ato për meshkuj do të zhvillohen në Kosovë, por ende nuk ka një vend të përcaktuar.
Gjysmëfinale-Meshkuj
26 mars, Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
26 mars, Sigal Prishtina – Besëlidhja
Gjysmëfinale-Femra
18 mars, Bashkimi – Flamurtari
18 mars, Peja 03 – Partizani
Burimi