
Lewis Hamilton korr suksesin e parë me Ferrari, triumfon në garën sprint në Kinë
22 Mars 2025
4:42
Telesport
Lewis Hamilton fitoi mëngjesin e sotëm garën sprint të zhvilluar në Kinë. Ky është suksesi i parë i pilotit britanik me Ferrari në Formula 1, një garë krejt e kundërta e asaj të një jave më parë në Australi, duke rikthyer buzëqeshjen.
7 herë kampioni i botës e nisi garën nga vendi i parë dhe e ruajti atë pozicion deri në fund pas 19 xhirosh. Në vendin e dytë u klasifikua australiani i McLaren, Oscar Piastri, që pak xhiro nga fundit parakaloi Max Verstappen me Red Bull (i treti).
Verstappen për një moment tentoi të parakalojë Hamilton por pa sukses dhe më pas u detyrua të hapë kruhun ndaj Piastri. Kjo treshe që u ngjit sot në podium në garën sprint ishte ndjeshëm e shkëputur nga rivalët e tjerë.
Në vendin e katërt u rendit George Russell me Mercedes, që la pas Charles Leclerc me Ferrari, Yuki Tsunoda me RB, Kimi Antontelli me Mercedes dhe Lando Norris me McLaren (këta tetë pilotë hynë në zonën e pikëve).
Për sa i përket garës ajo ishte në përgjithësi pa shumë parakalime, sidomos në krye. Një garë për t’u harruar për Norris, që bëri edhe një gabim në start e në fund mori një pikë. Ndërsa te Ferrari nisin të ëndërrojnë me Hamilton.
Burimi