“Le t’i gëzojmë!” FSHF publikon fanellat e reja të kombëtares: Identitet dhe kulturë
3 Shtator 2024
16:12
Telesport
Federata Shqiptare e Futbollit sot prezantoi fanellat e reja të kombëtares. Dizajni nuk ka ndryshuar shumë, me shqiponjën dykrenare si gjithmonë në krye të detajeve.
Këto ndeshje do të përdoren nga shtatori e tutje, pra në ndeshjet e Nations League. “Identitet, traditë dhe kulturë. FSHF dhe Macron ju prezantojnë fanellat e reja për ndeshjet e Nations League! Një dizajn tipik i kulturës shqiptare është alternuar me dizajnin e shqiponjës dykrendare. Le t’i gëzojmë fanellat e reja”, shkruan FSHF në faqet zyrtare në Facebook dhe Instagram.
Urojmë që këto fanella të na sjellin fat. Kombëtarja është krenaria e madhe e shqiptarëve dhe mezi presim të shohim yjet tanë me fanellat e reja. Në fakt, duken të bukura në secilin prej varianteve të ofruara.
Burimi