E quajnë më të mirin, Ilir Daja rikthehet në futbollin shqiptar! E pret Dinamo
I ashtuquajturi trajneri më i mirë shqiptar, Ilir Daja, largohet nga skuadra e Ballkanit në Kosovë. Klubi i Kosovës, me një postim të gjatë në rrjetin social Facebook, ka falenderuar Dajën për punën e tij të pashembullt.
Daja drejtoi për dy vjet e gjysmë Ballkanin, ku bëri një punë të mirë dhe do të mbahet mend gjatë Në fakt, Daja kudo mirë ka punuar, sepse njihet për angazhimin dhe seriozitetin e tij.
Pas mbylljes me Ballkanin, Daja pritet të rikthehet në Shqipëri, ku zërat mediatikë thonë se destinacion të radhës do të ketë Dinamon.
“Faleminderit Ilir Daja! Për mbi dy vjet e gjysmë kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha. Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë.
FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu.
Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë”, shkruan faqja zyrtare e klubit bavarez.
Burimi