
Daku feston kthimin në Kombëtare me gol (Video)
👁1785
5 Tetor 2024
20:10
Denis Hakanaj
Mirlind Daku është kthyer te goli në Rusi dhe ka ndihmuar Rubin Kazan të marrë një fitore 2-0 në kampionat kundër Akhmat Grozny.
Sulmuesi kuqezi ka shënuar në minutat e fundit duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore 2-0.
GOLI I DAKUT NE MINUTEN E 91-TE – VIDEO
Një gol që ka ardhur pas ftesës së Sylvinho-s për ndeshjet e ardhshme të Shqipërisë në Nations League kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Kujtojmë se lojtari u dënua nga UEFA në Euro 2024, por periudha e pezullimit ka përfunduar.
Burimi