
Boston Celtics vendos rekord në NBA, klubi shitet për shifrën marramendëse 6.1 miliardë dollarë
21 Mars 2025
12:15
Telesport
Ajo që dukej si një proces ende në progres krejt papritur ka ardhur në fund. Skuadra e Boston Celtics ka një pronar të ri. Një transferim që ndodh në mes të sezonit, me ekipin pretendent për titullin kampion në NBA.
Familja Grousbeck, e cila bleu Celtics së bashku me Steve Pagliuca në vitin 2002 për 360 milionë dollarë, në fakt ka arritur një marrëveshje për shitjen e klubit legjendar NBA te miliarderi Bill Chisholm bazuar në një vlerësim prej 6.1 miliardë dollarësh.
Çmimi i paguar nga pronari i Symphony Technology Group për të blerë Boston Celtics bëhet kështu çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një klub në peizazhin sportiv të Amerikës së Veriut.
Tashmë ish-pronari Wyc Grousbeck, i cili njoftoi synimin e tij për të shitur klubin menjëherë pasi fitoi titullin e NBA (qershor 2024), do të qëndrojë në krye të klubit deri në vitin 2028. Në atë periudhë do të zhvillohet pjesa e dytë dhe fundit e shitjes. Më pas klubi do ti kalojë Chisholm, një tifoz i përjetshëm.
Pavarësisht kësaj, për kampionatin 2025-26, Celtics do të shpenzojë një shifër afër 500 milionë dollarësh.
Burimi