Babai i Uzunit “shpërthen” ndaj Sylvinhos, pa ia përmendur emrin fare: Ja si e la jashtë “Euro 2024”
Babai i Myrto Uzunit ka “shpërthyer” me një postim të gjatë në rrjetet sociale, duke treguar prapaskenat se si u la i biri jashtë Europianit të Gjermanisë, luajtur këtë verë, edhe pse futbollist e golashënues në La Liga:
“Keto jane prapaskenat qe UZUNI u la jashte EURO 2024 dhe jo ato justifikime, se gioja UZUNI nuk mbron, jo se gjoja UZUNI prish grupin, jo se UZUNI ishte i demtuar. Uzuni edhe ne ndeshjen me Ukrainen ka luajtur i demtuar dhe nuk e vuri kurre ne dyshim, sepse te ajo fanelle vlen edhe me shume se KARRIERA e tij. Ai e vuajti racizmin ne Greqi, ndaj FLAMURI KOMBETAR ishte i vetmi frymezim per te.
Po sjell edhe dicka tjeter ne vemendjen e ketyre qe shajne edhe vjellin vrer per Uzunin: ne daten 17.06.2023 u ndeshem me Moldavine dhe fituam 2-0. Ne ate ndeshje, Uzuni u demtua ne kycin e dores, edhe ne tendinen e Akilit ne kembe. Mbas dy ditesh, Shqiperia kishte ndeshjen e radhes per eleminatoret e EURO 2024 me Ishujt Faraoe. Trajneri ia fshiu emrin nga lista e EURO 2024, i tha UZUNIT se te dua me vete ne pankine. Duke e ditur demtimin e rende qe kishte UZUNI, i tha se nuk do te te rrezikoj edhe me shume, nese e kemi rezultatin ne favor.
Une e dija demtimin e rende qe kishte UZUNI dhe i thashe mos shko, por djali me tha: KOMBl MBI GJITHÇKA! Dhe fluturoi me ekipin, pa marre parasysh demtimin. Te gjithe jeni deshmitare çfare ndodhi atje, ne pjesen e pare rezultati ishte ne favorin tone 2-1, ne pjesen e dyte presioni i vendasve po shtohej dhe po na rrezikonin per ta barazuar ndeshjen. Ky trajner qe ia fshiu emrin nga lista e EURO 2024 e thirri UZUNIN dhe i tha: nuk kam çfare te bej, po na rrezikojne.
Dhe UZUNI hyri ne loje ne minuten e 70-te, bile pa kepucet e tij, por me nje pale kepuce 2 numra me te medhenj, sepse punetori i federates nuk ia kishte marre kepucet Uzunit. Ne minuten e 76-te rrembeu nje top nga mesi i fushes dhe vrapoi ne drejtim te portes kundershtare, ndonese kepucet gati sa nuk po i fluturonin nga kembet, hyri ne zone, por nuk gjuajti vete, sepse nuk eshte egoist, apo percares grupi, asistoi Mucin, i cili shenoi golin e trete.
Ndeshja perfundoi 3-1 per ne, por nese ndeshja do te dilte 2-2, ndoshta nuk do te ishim pjese e atij Euriopiani. Djersen dhe sakrificen e tij askush nuk e vleresoi, ia shperblyen duke e FSHIRE nga lista e EURO 2024. Per shkak te kesaj ndeshje demtimi i tij u agravua edhe me shume, duke i rrezikuar karrieren. UZUNI me pas ka luajtur 4 muaj me gjilpera.
Ky eshte UZUNI, qe e konsideron si gjene me te shtrenje flamurin dhe ekipin kombetar. Duhet ta dini te gjithe JU, qe shani, JU te MJERE qe shpifni dhe baltosni, ju gazetare dhe portale te shitur tek ai qe paguan me shume. Duhet ta dini se UZUNI nuk ka nevoje per reklamen e kombetares, sepse cdo jave e ka reklamen ne gazetat me te medha sportive ne Spanje, ashtu sic e kishte ne Hungari, por edhe ne Kroaci.
Te gjithe keta qe shajne e vjellin vrer per te nuk jane aspak me patriote se UZUNI. Kete e trgon me se miri SHQIPONJA ne gjoksin e tij, qe eshte me e madhe se ajo ne FLAMUR, pervec sakrificave qe ka bere per KOMBETAREN. FIm Salvator Kacaj, Rudi Vata, Armando Cungu, Ledio Pano, Gezim Sinemati, Roland Luci, Enkeleida Zeko, Artan Hoxha, Ervin Baku etj”.
Burimi