
Alcaraz nuk di të fitojë më, ish-numri 1 eliminohet që në start në turneun e Majemit
22 Mars 2025
15:28
Telesport
Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz, është eliminuar sot që në raundin e parë të turneut Masters 1000 të Majemit. Ai u mund 2-1 me përmbysje nga belgu David Goffin (5-7, 6-4, 6-3).
Një ndeshje me shumë gabime e ish-numrit 1 në botë, që tashmë ka harruar të fitojë. Këtë vit, spanjolli nuk ka fituar ende asnjë turne dhe shanset për t’u rikthyer në majë zvogëlohen.
Alcaraz nuk përfitoi nga mungesa 3-mujore e Jannik Sinner (i skualifikuar për doping) për t’u rikthyer sërish numri 1. Tashmë i vetmi që i kërcënon kreun italianit është gjermani Alexander Zverev.
Carlos Alcaraz, aktualisht numri 3 në botë është në konfuzion total teknik për një kohë të gjatë. Edhe sot, loja e tij ishte konfuze, me defekt në shërbim dhe shumë gabime. Ai nuk fiton që nga turneu i pekinit 2024.
Burimi