Teatri i Bremerhavenit nderon Lale Andersenin me një muzikal për jetën e saj

Teatri i Bremerhavenit nderon Lale Andersenin me një muzikal për jetën e saj

Shfaqja teatrale „Die Leben der Andersen”, e autorit John von Düffel, e vë në qendër jetën e këngëtares së njohur gjermane Lale Andersen, duke e paraqitur atë si simbol të emancipimit dhe qëndresës antifashiste. Megjithatë, jo të gjitha qëndrimet dhe veprimet e saj gjatë periudhës së nazizmit ishin aq të qarta saç paraqiten në këtë produksion. Shfaqja, e vënë në skenë në Teatrin e Qytetit të Bremerhavenit nën regjinë e Bernd Mottl, është realizuar në formën e një muzikalit, duke ndërthurur këngë, pjesë kabareje dhe koreografi. Ajo synon të rikthejë vëmendjen te Lale Andersen, e lindur si Liese-Lotte Helene Berta Bunnenberg, e cila u bë e njohur ndërkombëtarisht përmes këngës „Lili Marleen”. Përmes pesë personazheve që përfaqësojnë periudha të ndryshme të jetës së saj, shfaqja...