Filmi “DUA” i Blerta Bashollit fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik

Filmi “DUA” i Blerta Bashollit fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik

16 November, 2026 - 15:18 Filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, është shpërblyer me çmimin “Golden Alexander – Michel Demopoulos” për filmin më të mirë artistik në konkurrencën “Meet the Neighbors+”, në edicionin e 67-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Selanik. Juria e festivalit e ka vlerësuar filmin për vërtetësinë emocionale dhe vizionin e tij personal mbi një moment përcaktues të historisë së Kosovës. Në arsyetimin e çmimit, juria është ndalur te historia e Duas, një vajzë 13-vjeçare që përpiqet të gjejë vendin e saj në Prishtinën e fundit të viteve ’90, në një kohë kur trupi i saj nis të ndryshojë, ndërsa lufta afrohet gjithnjë e më shumë. Juria ka vënë në pah zgjedhjen regjisoriale të Blerta Bashollit për ta mbajtur kamerën...