Raye kryeson nominimet për “Grammy” 2027, pas saj renditen Rosalía dhe Ella Langley

Raye kryeson nominimet për “Grammy” 2027, pas saj renditen Rosalía dhe Ella Langley

Nominimet për edicionin e 69-të të çmimeve “Grammy” janë bërë publike, me këngëtaren dhe kantautoren britanike Raye në krye të listës, e cila ka siguruar gjithsej 11 nominime. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 7 shkurt 2027 në Los Angeles, ndërsa nominimet u prezantuan të hënën në New York nga artistë të njohur, përfshirë Olivia Dean, Kehlani, Pharrell Williams dhe David Guetta. Pas Raye, në listën e artistëve më të nominuar renditet këngëtarja spanjolle Rosalía me nëntë nominime, e ndjekur nga ylli i muzikës country Ella Langley me shtatë. Po nga shtatë nominime kanë marrë edhe Miranda Lambert, Olivia Rodrigo dhe Phoebe Bridgers. Ndërkohë, Bruno Mars, Leon Thomas dhe Olivia Dean, fituesja e çmimit “Artisti i ri më i mirë” në edicionin...