Të shtëna me armë pranë një plazhi në Kaliforni, disa të vrarë dhe të plagosur

Të shtëna me armë pranë një plazhi në Kaliforni, disa të vrarë dhe të plagosur

Disa persona u vranë ose u plagosën nga të shtënat me armë pranë plazhit Moss Landing State Beach në Kaliforni, në orët e para të mëngjesit të së hënës, raportuan mediat lokale, duke cituar Zyrën e Sherifit të Qarkut Monterey. Të shtënat ndodhën pak pas mesnatës, në një rrugë që të çon drejt plazhit, në Qarkun Monterey, përgjatë bregdetit qendror të Kalifornisë, në jug të San Franciskos, raportoi televizioni lokal ABC7. Policia e Parqeve Shtetërore të Kalifornisë mbylli rrugën dhe plazhin, ndërsa autoritetet po hetonin incidentin. Zyrtarët thanë se nuk kishte asnjë kërcënim aktiv për komunitetin. Numri i saktë i personave të vrarë ose të plagosur, si dhe rrethanat që lidhen me të shtënat, nuk dihen ende./AA