Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

Disa persona janë plagosur me armë zjarri mëngjesin e së enjtes në lagjen “Logan Circle” të Uashingtonit, ndërsa policia po kërkon autorin e dyshuar, raporton CBS News. Sipas anëtares së Këshillit të Qytetit, Brooke Pinto, të shtënat janë regjistruar brenda dhe jashtë një palestre Vida Fitness. Në të njëjtin bllok ndodhen edhe një kishë dhe disa banesa, ndërsa një supermarket Whole Foods është shumë pranë zonës. Associated Press, duke cituar një efektiv të Policisë Metropolitane të Uashingtonit, raportoi se katër persona janë plagosur nga të shtënat. Policia bëri të ditur rreth orës 08:23 të mëngjesit se efektivët po ndërhynin në kryqëzimin e rrugëve “15th” dhe “P Street”, në zonën Logan Circle. Deri tani autoritetet nuk kanë konfirmuar vendndodhjen e saktë ku ka ndodhur sulmi. Në...