Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

Demo takohet në Romë me homologun Piantedosi: Polici më e përgatitur! Më shumë siguri për qytetarët e më pak burokraci për shqiptarët në Itali

Zhvillimi i Akademisë së Sigurisë sipas përvojës italiane, përfundimi i marrëveshjeve në fushën e sigurisë dhe njohja automatike në Itali e certifikatave të lindjes të lëshuara përmes e-Albania ishin tri çështjet kryesore të takimit në Romë mes ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, dhe homologut të tij italian, Matteo Piantedosi. Një vëmendje të veçantë mori e ardhmja e Akademisë së Sigurisë, me synimin që organizimi dhe formimi profesional i punonjësve të Policisë të mbështeten në përvojën italiane. Bashkëpunimi me institucionet homologe italiane synon përmirësimin e programeve të studimit, forcimin e përgatitjes praktike dhe shkëmbimin e ekspertizës. Në këtë kuadër, u diskutua edhe programi vjetor i trajnimeve, për t’i pajisur punonjësit e Policisë me aftësitë e nevojshme për hetimin, parandalimin e krimit dhe shërbimin ndaj...