Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton mes debatesh të forta ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave në zonën e “Currilave”
Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me 30 vota pro dhe 9 kundër ndryshimet në vlerën e shpronësimit të pronave private që preken nga projekti për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës që lidh zonën e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga”. Vendimi parashikon rritjen e fondit të përgjithshëm të shpronësimit nga rreth 249.7 milionë lekë në 268.7 milionë lekë, si dhe përditësimin e listës së pronave dhe planimetrisë së pasurive që preken nga projekti, raporton Top Channel. Kundër këtij vendimi votuan këshilltarët e opozitës, të cilët kundërshtuan llogaritjen e vlerës së pronave, që është larg vlerës së tregut. Sipas tyre, zona e prekur është trajtuar si tokë ullishte dhe arë dhe vlerësimi është bërë duke iu referuar hartës së vlerës së tokës, të miratuar me VKM-në...
Burimi:
javanews.al