Apeli lë në fuqi pafajësinë për Sakicën, Trashanin dhe Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat!
Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Trashanin dhe Alind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkodrës për deklarimin e pafajshëm të tyre për veprën penale të “armëmbajtje pa leje”. Gazetarja Anila Hoxha raporton se për dy veprat e tjera penale, Apeli ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, duke vendosur zbatimin e amnistisë. Prokuroria e Shkodrës kishte kërkuar dënimin e tre të pandehurve me 24 vite burg në total. Ata akuzohen për tentativën e vrasjes së Aleksandër Prendit.
Burimi:
javanews.al